Funksionarët e BDI-së me flamur kuq e zi e pritën Papën në Shkup

Zëvendës ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu, zv/ministrja e financave Shirete Elezi, Besir Dehari, kanë qenë funksionarët e BDI-së që kanë marrë pjesë në meshën e Papa Françiskut në sheshin e Shkupit. Me këtë rast ata janë fotografuar me flamurin kuq e zi, dhe me disa fëmijë me plis, shkruan Gazeta Lajm. Bashkë me ta është fotografuar edhe profesori Ylber Sela, i cili pritet të udhëheqë institucionin për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.