Ganiu priti në takim ambasadorin e Tajvanit, Andrea S. Y. Lee

Takimet me shumë ambasadorë të vendeve tjera përpiqem çdoherë ti shfrytëzoj në maksimum për të përfituar nga përvoja zhvillimore e vendeve të tyre duke krijuar ura bashkëpunimi që do të zgjerojnë kapacitetet e funksionimit të komunës sonë.

I atillë, me përplot energji pozitive dhe shumë premtues ishte edhe takimi i sotëm që realizova me Ambasadorin e shtetit të Tajvanit në Republikën e Italisë z. Andrea S. Y. Lee dhe znj. Melanie Fang-Yin Kuo – shefе е kabinetit të ambasadorit.

Shqyrtuam mundësinë e tërheqjes së donacioneve në të ardhmen, me prioritet përmirësimin e infrastrukturës së objekteve tona shkollore dhe depërtimin e IT teknologjisë moderne si mekanizëm të nevojshëm për arsim më cilësor. Faleminderoj dhe vlerësoj lartë interesimin dhe gatishmërinë e ambasadorit Lee për të ndihmuar ecurinë zhvillimore të komunës sonë.