Ganiu: Projekti për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit po realizohet sipas dinamikës së paraparë

“Projekti për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit po realizohet sipas dinamikës së paraparë

Kalldërmat dhe vitrinat e dyqaneve të zejtarëve janë tiparet autentike kulturore të vatrës sonë të kulturës – Çarshisë së Vjetër të Shkupit, për mirëmbajtjen e të cilave kujdesemi përmes projektit për revitalizim dhe ruajtje të autenticitetit infrastrukturor të saj.

Kështu sot bashkë me kryetarin e parë të Shkupit të Vjetër z. Izet Mexhiti, koordinatorët e projektit Xhavit Gashi dhe Sedat Kubur vëzhguam nga afër dinamikën dhe cilësinë e punës. Një pjesë e kalldërmës dhe vitrinave tashmë janë vendosur sipas dinamikës së paraparë ndërsa po vazhdohet me shumë përkushtim edhe në pjesë tjera të Çarshisë.

Faleminderuam ekipin e punës për korrektësinë dhe profesionalizmin e dëshmuar gjatë realizimit të procesit të punës.” – thotë Ganiu.