Gjashtë të infektuar të rinj me Kovid-19 në Dibër, Shtabi operativ situatën e vlerëson si shqetësues

Rritet numri i të infektuarve me Kovid-19 në Dibër, situatë të cilën Shtabi operativ e vlerëson si shqetësues.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë persona të rinj të infektuar, me çka numri i përgjithshëm tani arrin 116, prej tyre tre nga Qendra Zhupë. Prej tyre 48 janë shëruar, katër e kanë humbur jetën, ndërsa 64 janë aktivë.

Numri më i madh i të infektuarve janë nga faza e dytë e pandemisë ose 65, prej tyre shumica i takojnë popullatës më të re.

Nga Shtabi theksojnë se pandemia është përhapur gjithandej në shtet dhe në Komunën e Dibrës “ku çdo ditë paraqiten persona me simptoma të ngjashme të Kovid-19”

Apelojnë për respektim të rreptë të masave për mbrojtje ka dhënë edhe Shtabi i krizës së Komunës Qendër Zhupa