Gjokë Gojçaj:” Bashkimi ka mundur të bëj fuqinë prej kohësh”

Nje proverbë afrikane thotë: “Nese deshironi te shkoni shpejt, shkoni vetem. Nese deshironi te shkoni large, shkoni së bashku”. Pjesa e pare e kesaj proverbe eshte provuar edhe nga shqiptaret, dhe frutat e saj dihen. Pjesa e dyte, jo.
Uroj qe vendimi juaj ( ASH, LDSH dhe UDSH) i afruarjes ndermjet veti, te jete motivuar nga kjo filozofi e mesiperme, e vjeter dhe e deshmuar prej mileniumesh. Tek shqiptaret, edhe jo vetem tek ata, perdoret shume edhe thënja “Bashkimi bën fuqinë”, ndonese duke qene kjo nje proverbe e vjeter, Ata gati askurre nuk kane besuar ne te. Ndoshta, sepse duke mos qene te lidhur rreth filozofise se kombit, atyre u ka munguar strumbullari per te shijuar fuqine e unitetit ndermjet veti. Nderkohe, te gjithe armiqte dhe sundimtaret tone e kane njohur dhe zbatuar prej shekujsh proverben latine “perçaj dhe sundo”! Shqiptaret kurre nuk e kane pase idene e kesaj filozofie, as ndaj te tjereve, as kur te tjeret ne menyre perfide e kane zbatuar ndaj tyre. Te mos ishte keshtu, shqiptaret sot do ishin nder kombet me te perparuara te Europes.

Shqiptaret ne Mal te Zi, nuk kane besuar kurre gjate ketyre tri dekadave ne peshen e thenjes “Bashkimi bën fuqinë”. Malazezet, po. Duke e dijtur peshen e saj, ata kane bere cdogje te mundshme qe shqiptaret te percahen pikë-pikë.
Kur e lexova vendimin e afrimit tuaj ne koalicionin e perbashket Forumi Shqiptar, me slloganin “Malesia na Bashkon”, e prita si nje “zbulim” te shekullit! Ashtu e ndjej edhe kur ju shoh duke bashkuar duart tuaja, sikur po inaugurohet “statuja e ujit të nxehtë” te ciles, tani, duhet t’i besojne jo vetem ithtaret tuaj- deri dje te rreshtuar njemendesisht, te besueshem te pa kushtezueshem me asgje, por edhe ju vete, te cilet (nese perjashtojme trysnine e pushtetit), çdo gje kishit ne duarte tuaja, qe kjo ngjarje te ndodhete nje dekade ose dy me pare.
Pra, me qindra dhe mijra here te gjithe miredashesit e Malesise, malesore, shqiptare nga te gjitha trevat etnike, institucionet politike e shtetnore te dy shteteve tona shqiptare, Shqiperise dhe Kosoves, jane munduar t’ua bejne te qarte se pa bashkimin e kokave dhe zerave te faktorit politik shqiptar, nuk ka prosperitet tjeter, pevec intereseve te ngushta personale dhe klanore. Dhe ashtu sikur keta te njejtit sot po e mbeshtesin kete veprimin te shumekerkuar, gjithmone deri tash, ata, ne senecë, politikën shqiptare ne Mal te Zi, e kane perbuzur si te paperfillshme dhe degutante, ndonese shpeshhere duke i kamufluar vleresimet e veta publike, me fjale te matura dhe kozmetike.

Se a do te vinte deri tek ky afrimitet i partive shqiptare, sikur ju prijesit e tyre te mos e ndjenit aromen e zotrimit te posteve kryesore qe do te rezultojne mbas formimit te pushtetit, eshte e lehte te kuptohet dhe nenkuptohet! Nga ana tjeter do te ishte teper iluzore per secilin pjesetar te popullates se asaj treve, nese do ta mendonte nje pushtet te kontrolluar nga shumica vendase- autoktone, ne te cilin ju do te gjendeshit jashte loje. Madje, nje mendesi e tille per momentin do te ishte krejtesisht e pakuptimte dhe paaftesi e vleresimit te momentit, qe detyrimisht na cfaqet si moment historik.

Prandaj, duke u cliruar nga ambiciet e tepruara dhe te parakohshme rreth instalimit te pushtetit te ri vendor, per te paren here me nje status serioz dhe te barabarte me komunat tjera te republikes, secilit qytetar qe graviton ne harten administrative te komunes se Tuzit, dhe te gjithe bijve dhe bijave te saj, te shperndare neper bote, u takon dhe e kane per detyre qe per hir te ruajtjes se identitetit te tyre, vlerave kulturore , shpirtnore dhe materjale, ta perkrahin fuqishem kete veprim tuajin dhe te japin cdogje te mundshme per ti kontribuar fitores se faktorit politik shqiptar.

Principi juaj i veprimit “te gjithe ne pushtet ose te gjithe ne opozitë”, eshte momenti te cilin une (nese perjashtoj dyshimin) e pelqeva me se shumeti. Pikerisht, ky princip ne pune, u ka munguar gjithemone ne veprimet tuaja te deritashme.
Kjo eshte njesoj sikur nje cift i kunorezuar, i cili e ndan fatin me njeni tjetrin, ne te mire e ne te keq.
Sipas ketij parimi, askurre nuk duhet te shqetesoheni, as nese ju ndodhe te gjendeni sot ne opozite, mbase te bashkuar, ju neser, mundeni perseri ta ketheni pushtetin ne duart tuaja.
Ketu qendron filozofia madheshtore e unitetit dhe e bashkimit te shqiptarve, per realizimin e te ciles nuk mjafton te jesh vetem politikan, por edhe patriot, i ndershem dhe besnik ndaj idealeve dhe intereseve te popullit qe perfaqeson.

Pra, per hir te ketij fillimi shpresedhenes, i cili do te jetesohet aqsa do te mbaheni koherent ne fjalen dhe besen tuaj, duhet te harrojme te shkuaren e politikes tuaj. Megjithese neper te mund te gjenden ndokund edhe momente te ndritura, shumica dermuese e te kaluares tuaj politike identifikohet me veprime te mbrapshta dhe me pasoja afatgjate. Uroj qe ne fushaten qe keni perpara jush, te mos harroni autoktitiken, sepse votuesit tuaj do ta vleresonin me ndershmeri dhe t’ua shperblenin me ma shume vota ne kutitë e koalicionit shqiptar.
Ne te kaluaren, pershkak te politikes joprincipiele dhe jobesnike, votuasit shqiptarë shumehere u jane hakmarrur duke u orjentuar drejte partive dhe opcioneve te ashtuquajtura qytetare, ndersa nje numer i konsideruar i tyre edhe duke ju bojkotuar e abstenuar nga votimi. Nga ana tjeter, nje numer mjafte i madh i malesoreve, qe ne momentet e para te pluralizmit, eshte orjentuar drejte partive malazeze qe kane patur potencial te krijimit te pushtetit, sa per interese e perfitime personale, poaq edhe nga papjekuria e tyre politike, kombtare e qytetare. Ata, sot e kane kohen të bejne nje kethese prej 180 shkallesh, per te krijuar fatin vetanak, te femijvetuaj dhe gjeneratave qe vijne, e jo kete sherbim t’ua beni te tjereve.

Nene Tereza, tani Shen Tereza ka nje thenje te saj:
“ E kaluara nuk eshte me, e nesermja nuk ka ardhur ende, nersa vetem te sotmen kemi ne dispozicion”.
Tani, mbase na takon te merremi vetem me te tashmen, le te besojme se ky eshte fillimi i nje procesi te ri, nje ristartim i politikes se deritashme, perkatesisht nje qetesim i topit ne fushe, sa per tu mbushur me fryme, aq edhe per te koordinuar veprimet ndermjet veti, per tu rezistuar te gjitha perpjekjeve dhe veprimeve te kundershtareve qe kane synim vazhdimsinë e status quo-se.

Me kete rast apeloj te te gjithe malesoret me te drejte vote, te dalin te votojne me 3 mars, koalicionin vendas- koalicionin shtepiak Forumin Shqiptar, e jo jabanxhinjet sllavo-boshnjak.
…Sepse, si te mbjellni, ashtu do te korrni!
Gjithashtu, kushdo nga diaspora, qe mundet dhe eshte ne rregjistrin votues, duhet te shkoje ne Malesi dhe ti kontriboje ketij procesi te ri politik. Keto zgjedhje jane te vecanta dhe asnjehere me pare nuk ka pase kaq kuptim vota e diaspores. Ketu po e perseris vendimin tim per te marre pjese ne keto zgjedhje.
Kjo ne fakt eshte hera e pare qe vota e votuesit ka nje kuptim ndryshe nga heret tjera. Deri me tash kishim eksperimentime me Malesine dhe te gjithat kishin te vetmin qellim per te perfituar pushteti qendror ne Podgorice. Edhe percarjet politike, fetare, fisnore e krahinore kishin rezultuar si pasoje e politikes poshtruese dhe asimiluese ndaj asaj treve.
Tuzi, tani, eshte komune ne vete, qe do te kete institucionet politike dhe qeverisese. Ne duhet te besojme ne fuqine e tyre dhe duhet te kontribojme qe ato te funkcionojne sa me mire, ne dobi te qytetareve te asaj treve dhe ne dobi te diaspores se saj.
Ky eshte nje moment historik te cilin nuk guxojme ta humbasim.
Te bashkuar dhe te mobilizuar drejte fitores!

Gjokë Gojçaj,
New York, 3 shkurt 2019

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2335930123288671&set=a.1379447962270230&type=3&theater