Gjokë Gojcaj: Une kete do ta bej!. Do te vi te votoj, per zgjedhjet e para komunale te Vendlindjes sime, Tuzit

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Intelektuali dhe profesori i dalluar malësor, Z.Gjokë Gojcaj ka publikuar në Facebookun personal deklaratën, në lidhje me zgjedhjet e 3 marsit! Nese mund ta quajme veper kete, atehere Une kete do ta bej!. Do te vi te votoj, per zgjedhjet e para komunale te Vendlindjes sime, Tuzit- komune ne vete, aq shume te kerkuar dhe aq shume te pritur me dekada. Kete vendim e solla, mbase paraprakisht u sigurova se emri im ndodhet ne regjistrin qenderor te votuesve, dhe se qendra ime e votimit eshte Shkolla Fillore ne Tuz. Nuk dua kesaj here te komentoj asgje politike, por dua vetem te konfirmoj, se kam qene gjithmone serioz dhe i sinqerte ne thirrjet e mia per kete status te veteadministrimit te Tuzit, i cili (e them me plote bindje) ka mundur te arrihet shume kohe me pare, ndonese kjo prapë eshte me heret sesa askurre! As ajo qe kam thirrur me qindra here nuk eshte arrijtur, as tash, por kesaj here nuk deshiroj ti ve peng pikepamjet e mia pershkak se nuk eshte arrijtur uniteti i kerkuar. Sic duket ai as nuk do te arrihet kurre, sepse kete dobesi tipike, e kemi ne gjak, trashegim nga e kaluara. Pra, me 3 Mars do te shihemi ne Tuz. Me nderime. Gjokë Gojçaj New York, 29 janar 2019