Gjykata Kushtetuese e shqyrtoi iniciativën për vjetërsimin e lëndëve, vendim në një nga seancat e ardhshme

Gjykatësit kushtetues në kolegjiumin e sotëm profesional e kanë rishikuar iniciativën mbi nenin 353, paragrafi 5 të Kodit penal që i përket vjetërsimit të lëndëve ose uljes së dënimeve për raste lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimeve.

Nga Gjykata Kushtetuese informojnë se vendim meritor do të sillet në një nga seancat e ardhshme.

“Në kolegjiumin është rishikuar lënda sipas iniciativës me nr.106/2019 me të cilën është kontestuar dispozita për nenin 353, paragrafi 5 të Kodit penal. Në seancën e kolegjiumit profesional të gjithë gjykatësit i kanë dhënë parashikimet e tyre rreth çështjeve me rëndësi dhe kontestuese të ngritur në seancat e kaluara. Gjykata kushtetuese do të sjell vendim meritor në një nga seancat e ardhshme, theksohet në kumtesë.

Iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së paragrafit 5 të nenit 353 e ka ngritur avokati Elenko Milanov i cili mbron disa ish funksionarë në raste që i ka udhëhequr PSP-ja.