Gjykata Penale ngriu pronat e ish ministrave të bujqësisë

Me kërkesë të Prokurorisë për Krim të Organizuar, Gjykata Penale ngriu pronat dhe llogaritë e ish ministrave të bujqësisë, Mihail Cvetkov, Aco Spasenovski, Hristijan Delev dhe Ljupço Dimovski.

Po ashtu Delev dhe Cvetkov tanimë janë në paraburgim, ndërsa Spasenovski në arrest shtëpiak.

Këtë fundjavë, Komisioni Parlamentar për Çështjet e Imunitetit dhe Mandatit ia mori imunitetin deputetit, Ljupço Dimovskit, ndërsa gjykata pritet të vendosë nëse ai do të shkojë në paraburgim siç ka kërkuar prokuroria. Ata dyshohen për dëmtim të buxhetit në vlerë prej 1.4 milion euro.