Gjykatësi Osman Shabani do ta udhëheq rastin “Talir” të Prokurorisë Speciale

Lënda e Prokurorisë Speciale e njohur si “Talir”, përmes sistemit AKMIS është caktuar që të udhëhiqet nga gjykatësi Osman Shabani, informojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Lënda “Talir” ka të bëjë me financimin joligjor të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ndërsa të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, gjykatësi Osman Shabani gjithashtu udhëheq lëndët “Titanik”, “Toplik” dhe procedurën e përsëritur për rastin “Monstra”.

Gjykatësi Osman Shabani do ta udhëheq rastin “Talir” të Prokurorisë Speciale