Gold AG bëhet shtetas i Shqipërisë

Dje, është publikuar lista e personave që janë pajisur me pasaportë të Shqipërisë.

Në mesin e tyre ishin këngëtaret e dashura, Shyhrete Behluli dhe Mihrije Braha por edhe reperi nga Presheva, Gold AG

Arian Agushi ka hedhur një imazh në llogarinë e tij personale, Instagram gjersa tregon se është bërë shtetas i Shqipërisë.

“PREJ SOT SHTETAS SHQIPËRIE ❤️”, ka shkruar ai.