Grubi: 1.500 vende të reja pune në zonën ekonomike të Tetovës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ishte i pranishëm në vendosjen e gur themelit të investimit të ri të kompanisë LEAR dhe NORMAK në Zonën teknologjike industriale zhvillimore në Tetovë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut qysh në shtator të vitit të kaluar ka marr vendim afirmativ për investimin e kontraktuesve privat LEAR dhe NORMAK në këtë zonë të lirë ekonomike.

Grubi me këtë rast ka theksuar rëndësinë e këtij investimi që pritet të siguron mbi 1.500 punësime nga të cilat do të përfitojnë banorët e Tetovës dhe rrethinës.

Zëvendëskryeministri i parë z. Grubi ka shfrytëzuar rastin që të falënderojë përfaqësuesit e kompanive LEAR dhe NORMAK për bashkëpunimin e mirë dhe të suksesshëm dhe të përgëzoj të njëjtët për rolin e tyre në thellimin e marrëdhënieve në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Norvegjisë, në këtë rast me Fondin Investues Shtetëror Norvegjez.

Grubi mes tjerave nënvizon se çdo investim i huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka ndikuar në uljen e shkallës së papunësisë dhe këtë e kanë treguar statistikat e viteve të fundit.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/311684046987787