Grubi: Sela bën mirë të kandidoj për Strugën, do pësoj përsëri fijasko

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi i ka bërë ftesë kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela që të kandidoj për qytetin e Strugës.

Grubi ka rikujtuar qytetarët se Sela para katër vitesh u pensionua nga Merko duke përjetuar fiaskon më të madhe në karrierën e tij politike, përkatësisht humbjen në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në qytetin e tij të lindjes.

“Të gjithë qytetarët janë rreshtuar pas kryetarit Ramiz Merko, bile duke pensionuar një ish kryetar të kësaj komune i cili humbi zgjedhjet në qytetin e tij të lindjes. Shpresoj që ai të kandidoj edhe në këto zgjedhje lokale, me qëllim që të përjetoj fiasko përsëri”, ka deklaruar Grubi.

https://www.facebook.com/100044385821029/videos/233022561653921