Grubi takon shefin e NATO-së: Askush mos ta pengon procesin EuroAtlantik

Sekretari Organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Artan Grubi, njëherësh edhe Deputet në Kuvendin e Maqedonisë, ka takuar sot në Shkup shefin e zyrës së NATO-së në Shkup, z. Zoran Jankoviq.

Z. Grubi dhe z. Jankoviq diskutuan për situatën në Maqedoni me theks të veçantë mbi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Sekretari Grubi theksoi që Bashkimi Demokratik për Integrim përkrah në tërësi procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian si kontribues konkret në arritjen e Marrëveshjes së Prespës.
NATO dhe BE është prioriteti absolut i BDI-së, shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve në Maqedoni, prandaj dhe askush nuk duhet ta konteston këtë proces.
Kontestimi ose rrezikimi eventual i këtij procesi nga partitë opozitare VMRO DPMNE, Besa dhe Aleanca në asnjë mënyrë nuk duhet të vë në pikëpyetje përfundimin e suksesshëm të procesit kaq të madh dhe të rëndësishēm, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për Evropën Juglindore, sepse përgjegjësi për këtë proces bartim të gjithë.