Grubi – Thimonier: Vendit i duhet president për të gjithë

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, sot pati takim me ambasadorin e Republikës së Francës në Maqedoninë Veriore, Kristijan Timonie.

Në takim, si citohet në njoftim, Grubi, duke e falënderuar për përkrahjen e deritanishme për proceset tona eurointegruese, theksoi se vendi me vendosshmëri hapëron drejt anëtarësimit në strukturat euroatlantike pas detyrave të kryera në lidhje me miratimin e amendamenteve kushtetuese, me të cilat u implementua Marrëveshja e Prespës, si dhe pas ratifikimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës nga ana e Greqisë si dhe Protokolli për anëtarësimin në NATO, është hap pozitiv, me të cilin u tejkalua bllokimi shumëvjeçar nga ana e saj. Me këtë Republika e Maqedonisë së Veriut më nuk ka çështje të hapura politike dhe paraqet shembull pozitiv për promovimin e vlerave demokratike dhe perëndimore në rajon.

Informoi se vendi punon në realizimin e reformave në sundimin e së drejtës, si reforma prioritare për marrjen e datës për fillimin e negociatave

Grubi kërkoi, Franca dhe vendet e tjera anëtare të BE-së t’i marrin parasysh këto rezultate dhe të përkrahin marrje të datës për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Ai gjithashtu ka folur edhe për zgjedhjet presidenciale në vend, si dhe negociatat në mes LSDM-së dhe BDI-së, por edhe për ndodhitë aktuale në vend. Vendit i nevojitet kandidat i cili i bashkon të gjithë qytetarët, të gjitha komunitetet dhe e kërkon votën nga të gjithë, e jo kandidat partiak monoetnik.

Ambasadori Timonie i përshëndeti arritjet pozitive në vend, si hap i rëndësishëm në rrugën drejt BE-së dhe NATO-së dhe e shprehu gatishmërinë e Francës për bashkëpunim dhe ndihmë në proceset eurointegruese nga Franca.

Ambasadori informoi për vizitën e punës të Natali Loazo, ministre për Çështje Evropiane pranë Ministrisë për Evropë, dhe për Punë të Jashmte të Republikës së Francës, në Republikën e Maqedonisë Veriore javën e ardhshme.