Gruevski nga Hungaria: Në burg do të më vrisnin!

Ish kryeminstri Nikolla Gruevski sot përmes rrjetit social të facebook-ut ka konfirmuar se Republika e Hungarisë ia ka aprovuar kërkesën pë azil politik.

“Sot Republika e Hungarisë, vend anëtare e BE-së dhe NATO-së, u përgjigj pozitivisht në kërkesën time për marrjen e azilit politikë, për shkak të ndjekjes politike në Republikën e Maqedonisë.

Në kërkesën time për azil kam theksuar se azilin e kërkoj për shkak të ndjekjes politike nga ana e qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja”, shkruan Gruevski në proifilin e tij zyrtar në Facebook.

Ai mëtej në shkrimin e tij thekson se sipas informacioneve që posedonte iu është përgatitur likuidim poqëse shkonte në burg, njofton TetovaSot.

“Unë kam vendosur të mos ja plotësoj dëshirën LSDM-së, përderisa ata e plaçkitin dhe shesin shtetin dhe interesat shtetërore dhe nacionale dhe të mbetem i mbyllur me vendim politik dhe për çdo ditë të luftojë për mbijetesë në burg, për ku, kam marrë njoftime se më përgatitet likuidim. Kam vendosur ta vazhdoj betejën për kauzën maqedonase, për kauzën e Maqedonisë në mënyrën e vetme të cilën mund ta bëj për momentin, në mënyrën të cilën e kanë bërë edhe shumë para meje përgjatë historisë kur kanë pasur mundësin e kanë bërë”./TS