Grupi i pavarur parlamentar i VMRO-së: Kemi mbështetur stabilitetin dhe sigurinë për qytetarët

Grupi i pavarur parlamentar i VMRO–DPMNE-së përmes një kumtese e përshëndet nënshkrimin e Protokollit Qasës për në NATO. Kjo është ditë e rëndësishme për shtetin thonë nga kjo parti. Ata theksojnë se ndjehen krenarë që njohën çastin dhe vepruan me përgjegjësi ndaj kërkesave të qytetarëve.

“Sot, pas 26 vjetësh, Maqedonia përfundimisht nënshkroi protokollin e anëtarësimit në NATO. Ne përgëzojmë qytetarët për këtë moment të rëndësishëm, i cili për të gjithë ne do të thotë siguri dhe paqe. Jemi krenar që e kemi njohur çastin, rëndësinë e këtij shansi për atdheun tonë dhe besojmë sinqerisht se kemi mbështetur stabilitetin dhe sigurinë për qytetarët tanë.

Para nesh ka ende shumë sfida, do ti presim me dhe do të veprojmë me përgjegjësi drejt të gjitha reformave dhe do ta investojmë që Maqedonia të jetë një histori e suksesshme në Ballkan, të integrohemi në BE”, thuhet në kumtesën e Grupit të pavarur parlamentar të VMRO–DPMNE-së.