Grupi për pajtim sot në mbledhje do ta shqyrtojë ligjin për amnisti

Grupi parlamentar interpartiak për pajtim, integrim dhe reforma sot do ta mbajë mbledhjen e tretë ku pritet të shqyrtohet propozim-ligji për amnisti që e ka përgatitur Nëngrupi për pajtim.

Zeqir Ramçilloviq, nga grupi i pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE-së, që e kryesoi Nëngrupin për pajtim, pas mbledhjes së javës së kaluar deklaroi se është arritur konsensus për ligjin dhe në të nuk do të përfshihen organizatorët dhe personat që kanë kryer dhunë fizike gjatë kohës së ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.

“Çdo person i përfshirë në proces do të duhet të dorëzojë kërkesë për amnisti për procedurën e mëtejme. Në këtë mënyrë konsiderojmë se procesi që duhet të jep përgjigje për gjithë atë që ka ndodhur më 27 prill do të vazhdojë dhe nga ajo anë do të kemi përfundim të drejtë, drejtësia do ta gjejë vendin, por gjithsesi edhe një pjesë e personave që janë përfshirë në ngjarjet e 27 prillit.