Grush shteti në Venezuele, protestuesit nisën drejt pallatit presidencial

Demonstruesit në Venezuelë u nisën drejt pallatit presidencial. Ministri venezuelas i Mbrojtjes Vlladimir Padrino Lopez paralajmëroi se armata do të ndërmerr aksione nëse nevojitet pasi janë publikuar incizime nga përkrahësit e opozitës se si janë nisur drejt pallatit presidencial në Karakas.

“Secili i cili me dhunë do të vijë deri te pallati presidencial Miraflores, do të mposhtet me dhunë”, tha Padrino në fjalimin televizitv. Ai, po ashtu, tha se vlerëson se lideri i opozitës, Huan Guaido do të jetë përgjegjës për secilën viktimë eventuale në rrugë, duke i akuzuar kundërshtarët e pushtetit se “dëshirojnë gjakderdhje”.