Halil Kastrati kurrë nuk do t’i futet politikes, partia e tij e vetme është që lotët e mërzisë t’i kthejë në lotë gëzimi

Halil Kastrati, humanisti i madh shqiptar ka folur për “Insajderin”, rreth mundësisë së formimit të një partie.

Kastrati tha se tashmë ai ka partinë më të madhe në Ballkan. Partia, sipas tij, quhet: “partia që kthen lotin e mërzisë në lot gëzimi”, duke iu referuar shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

“Ne jemi partia më e madhe, partia që e kthen lotin e mërzisë në lot gëzimi dhe do të jetë kështu”, ka thënë ai për Insajderin.

Si rrjedhojë, Halil Kastrati ka mohuar çdo mundësi që të futet në politikë. Ai thotë se do të vazhdojë të mbetet drejtor i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

Gjatë përmbushjes së misionit të tyre, profetët dhe të dërguarit u përballën me shumë sfida dhe probleme. Mundi dhe sakrificat e tyre nuk mund të përshkruhen dhe të gjitha këto për të përmbushur misionin me të cilin i kishte obliguar Zoti. Ekzistenca e tyre është e vërtetë, madje është nevojë e domosdoshmëri për njerëzimin mbarë. Është e paimagjinueshme që Zoti t’i krijojë njerëzit dhe të mos dërgojë nga mesi i tyre profetë që u tërheqin vëmendjen sa herë që gabojnë. Kjo bëhet që njerëzit të mos kenë arsye dhe të mos justifikohen kur të dalin para Zotit.

“Kështu bëri Ai, në mënyrë që ju (o njerëz) të mos thoni në Ditën e Kiametit: “Këtë nuk e kishim ditur.” (Araf, 172)

Çdo komb ka pasur profetët e tij, fakt ky që përmendet dhe në Kuran:”…nuk ka pasur asnjë popull që të mos i ketë ardhur paralajmërues.” (Fatir, 24)

Karakteristikat e historive të profetëve

Ajo që i dallon historitë e profetëve nga historitë dhe tregimet e tjera, është se ata janë të vërteta dhe reale. Ato nuk kanë asgjë të përbashkët me historitë që janë pjellë e fantazisë. Historitë e profetëve janë histori të jetuara nga njerëzimi në periudha të ndryshme kohe.

Një karakteristikë tjetër e tyre është se ato përmbajnë mësime dhe dobi të shumta. Ato nuk janë histori që lexohen për të kaluar kohën dhe për t’u argëtuar. Çdo histori prej tyre përçon parime dhe koncepte plot vlera e domethënie. Ato janë udhërrëfyese për çdo njeri, në çdo kohë dhe vend. Ne duhet të veprojmë sipas këshillave dhe porosive të këtyre njerëzve të mençur dhe të distancohemi nga gafat dhe gabimet që bënë popujt e tyre.

Duke studiuar thellë historitë e profetëve, vërejmë se ato përbëjnë boshtin e historisë njerëzore. E gjithë historia njerëzore sillet e vërtitet rreth profetëve të Zotit. Është e vërtetë që shumë komandantë ushtarakë, shumë mbretër e perandorë kanë pasur rol të konsiderueshëm në përcaktimin e rrjedhës së ngjarjeve në histori. Por ndikimi i profetëve në përcaktimin e rrjedhës së historisë, është shumë herë më i madh dhe i thellë. Historia e njerëzimit është e cunguar dhe e pakuptueshme nëse nuk shoqërohet me historitë e profetëve dhe të dërguarve të Zotit. Këtë e përforcon vetë fakti që konfliktet e sotme, janë konflikte mes të vërtetës dhe të shtrembrës, mes ithtarëve të profetëve dhe armiqve të tyre.