Halil Kastrati-Personazhi i Vitit 2018

Kastrati tha se deri në fundvit pritet të dhurohen edhe 20 shtëpi Halil Kastrati dhe Shoqata e Bamirësisë “Jetimat e Ballkanit” ka bërë me shtëpi shumë familje pa kulm mbi kokë, në Kosovë dhe më gjerë.

Rishtazi kishte projektin më të madh deri më tani me 28 Nëntor ku i dhuroi 28 çelësa për 28 familje skamnore.

Kastrati me “Jetimat e Ballkanit” ka ndihmuar shumë njerëz me kushte të vështira ekonomike. Ai ka ndihmuar në mbledhjen e parave për shërim dhe u është gjetur pranë të gjithë atyre që në një mënyrë kanë qenë nevojtarë. Sot në emisionin “Prite te Gjelbrën”, Halil Kastrati doli të jetë më i votuari nga dëgjuesit dhe shikuesit e këtij emisioni dhe kështu u zgjodh-Personazhi i Vitit 2018.

Gjatë inkuadrimit live në emision, Kastrati tha që shpreson të mos ndalet deri kur të ketë nevojë, që të ndihmojë. “Jam shumë mirënjohës popullit tim, jam shumë krenar për humanizmin e tyre, shpresoj që mos ndalemi deri tek dera e fundit që do të ketë nevojë”, tha Kastrati për RTV21. Ai më tutje tregoi se për 28 shtëpitë që i ka dhuruar së bashku me “Jetimat e Ballkanit” për 28 Nëntor, me ç’rast tregoi se për ndërtimin e tyre u janë dashur 3 muaj.

“Patëm dhanë një lajm para 28 nëntorit se po fillon ndërtimi i 50 shtëpive, pastaj ka qenë ide e imja që 28 nga to të dhurohen me 28 nëntor, nuk e kemi pasë lehtë, po shyqyr Zotit u realizu. Neve po vazhdon dhurimi i çelësave, kanë qenë 50 shtëpi, janë diku edhe 20 që duhet të jepen deri në fundvit”, tha Kastrati, shkruan rtv21.tv Më 28 Nëntor, Halil Kastrati së bashku me përfaqësues të organizatës “Jetimat e Ballkanit” bënë ndarjen e 28 shtëpive për 28 familje në nevojë në komunën e Prizrenit, Suharekës dhe Dragashit. Në videon e mëposhtme shihni inkuadrimin live të Halil Kastratit në emisionin “Prite të Gjelbrën”./21Media