Hasani: Na duhet President që nuk do të pengon integrimin euro – atlantik

Kryetari i Shtabit Komunal Zgjedhor të degës së BDI-së në Gostivar, z. Bashkim Hasani deklaroi që kandidati konsesual, Stevo Pendarovski është kandidatë i cili është i përqendruar në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së, një politikë strategjike e BDI-së që nga krijimi në vitin 2002.

“Maqedonia e Veriut është shtet me demokraci parlamentare, dhe si organ më i rëndësishëm ëhstë Parlamenti dhe Qeveria të cilën e zgjedh Parlamenti, por në vitet e fundit u tregua se pozita e Presidentit të shtetit edhe pse eshte më tepër reprezentativë, Presidenti i shtetit mund edhe të bëhet pengesë e proceseve. Prandaj, zgjedhje e Presidentit i cili promovon vlerat demokratike, është tejet e rëndësishme për vazhdimin e proceseve integruese të vendit drejt BE-së dhe NATO-s”, deklaroi Hasani, i cili shfrytëzoi nga rasti që të shpreh falënderim publik për anëtarët dhe strukturën e BDI-së në Raven për angazhimin e tyre në procesin e ri-anëtarësimit dhe anëtarësimeve të reja në vigjilje të kongresit partiak.

Fushata zgjedhore e BDI-së në Gostivar, vijon të dielën në takime me qytetarët në vendbanimet: Simnicë, Gjenovicë, Banjicë e poshtme, Banjicë e epërme, si dhe lagjen Dutllëk.