Hazbi Lika me emocione: Gjuha shqipe, nga vatrat tona, në institucionet tona!

Hyrja në fuqi e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ka shkaktuar emocione te bartësit e përgjegjësive institucionale në tërë Maqedoninë. Këtyre reagimeve tejet pozitive, me emocione i është përgjigjur zëvendës kryeministri Hazbi Lika.

Ai me shumë emocione, thekson se “Përdorimi i gjuhës shqipe nga vatrat tona tashmë edhe në institucionet tona dhe më gjerë”, ka shkruar z. Lika.

Ja postimi i tij në rrjetin social:

Përdorimi i gjuhës shqipe nga vatrat tona tashmë edhe në institucionet tona dhe më gjerë!
Përgëzime bashkëkombas,

Ligji për përdorimin e gjuhëve hyri në fuqi.