Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hazbi LIka, përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, priti sot në takim, ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, me ç’rast, në rrjetin social ka shkruar se “Realizimi i proceseve të përbashkëta do të na ndihmojë në përafrimin dhe arritjen e qëndrueshmërisë në dy shtetet”.
Ja postimi i plotë i zv. Kryeministrit Hazbi Lika:
“Sot prita në takim Ambasadorin e Kosovës në shtetin tonë, z. Dedaj. Diskutuam për hapat historike që Republika e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë dhe integrimin e mëtutjeshëm të vendit dhe rajonit. Realizimi i proceseve të përbashkëta do të na ndihmojë në përafrimin dhe arritjen e qëndrueshmërisë në dy shtetet.”