HEROI I GJALLË I LUFTËS, FRASHËR OSEKU MERRË NJË DHURATË TË ÇMUAR

Morina: Krejtë e duam këtë emblemë, por, ti më së shumti e meritonë!

Njeriu që nuk i morri as gjë Kosovës, Iliridës dhe Luginës, por që u shpërblye me shumë plagë nga luftërat e fundit të këtyre trevave të nanës Shqipëri, Frashr Oseku, sot nga miku i tij ka marrë dhuratë emblemën e ushtrisë shqiptare, të cilën miku i tij e patë dhuratë nga kapiteni Roland Hysa. Samedin Morina, nga Rugova, por që jeton në Prizeren, një shenjë respekti për ushtarin ma të devotshëm, i cili e kishte nofkën e luftës ‘Mami’, vendosi që dhuratën e tij të i’a dorëzoi kujt tjetër! Vetëm atij që di ta ruaj më së miri amblemën e ushtarit të Shqipërisë. E sa është ndjerë i lumtur me këtë dhuratë, Oseku e tregon në statusin e tij. Kosova, Ilirida dhe Lugina, kurrë nuk munden t’i dalin hakesh këtij ushtari sy pa trembur që kur e thërretë kushtrimi i atdheut, gaditun ai është aty për ta mbrojtur tokën e lënë amanet nga paraardhësit tanë. Frashër Oseku nuk është patriot folklorist, por, ashtu siç e kemi amanet nga brezat tanë ” Në kambë shqiptar se s’ka me pritë sot atdheu është në rrezik”. Frashëri po ashtu nuk është i pajtimit me shokët e luftës, ku ata pas luftërave çlirimtare, përvetësuan gjithçka çka iu doli përpara. Ai nuk u pajtua edhe me komandantët që i frynë listat e veteranëve për të përfituar votat e tyre, në rrugën politike që e ndjekën pas luftës. Oseku nuk i pranon amblemat dhe as flamurin e Kosovës, por i falet sepse në luftë ai luftoi për Shqipërinë natyrale, që Zoti vetë i caktoi kufinjët por, fuqitë e mëdha e copëtuanë për interesat e sllavëve ardhacakë të ardhur nga Karpatet.

Ta gëzofsh i dashur hero i gjallë i luftës!

Gazeta Kosovare.