I jepet lamtumira e fundit 22 vjeçarit nga Vushtrria, do martohej këtë verë

Një 22 vjeçar nga Vushtrria ka vdekur dje si pasojë e lëndimeve që kishte pasuar para një jave në vendin e tij të punës, në një kafene të qytetit.

Ai është djegur nga një gjenerator që ka marrë flakë. I riu Erzen Hyseni është varrosur sot në qytetin e tij.

Nga të afërmit e Erzenit, mësohet se ai kishte për tu martuar këtë verë.