I jepet lamtumira e fundit të madhes Leze Qena, pamje nga varrimi…

Është varrosur ikona e kinematografisë, Leze Qena.

Aktores së mirënjohur, Leze Qenës, sot i është dhënë lamtumira e fundit, njofton Klan Kosova.

E ndjera u varros në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan.

Leze Qena ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare, mëngjesin e 25 marsit, pas qëndrimit në mjekim intenziv që nga 6 marsi.