Ideja e Kryeministrit shqiptar ngadhënjen edhe në anketat e ASH-së

Edhe simpatizuesit e Ziadin Selës mendojnë se ideja e Ali Ahmetit është e sinqertë për kryeministrin shqiptar.

Në një sondazh në portalin fol.mk ,i afërt me ASH-në, kanë votuar mbi 60 % se ideja e Ali Ahmetit është e sinqertë dhe se në Maqedoninë e Veriut ka ardhur koha që kryeministri të jetë shqiptar i formon TetovaSot.

Në vijë të kësaj ideje u rreshtuan edhe shumë personalitete publike përfshirë opinionistë,gazetarë dhe jo vetëm të cilët e quajtën të arritshme dhe shumë të rëndësishme që i forcon pozicionet shqiptare në vendimarrje përcjellë./ts

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani idenë e liderit Ali Ahmeti për kryeministrin e parë shqiptar e quajti ide mbipartiake.
“E drejta për të pasur mundësi të barabarta në vendin tonë të përbashkët është e pamohueshme – kjo përfshin edhe pozicionin e kryeministrit. Koha e monopolit etnik mbi këtë pozicion ka kaluar. Tani është koha për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut – tani është koha për barazi të plotë. Shqiptarët po ndiejnë vrullin dhe po mobilizohen rreth kësaj ideje, e cila është më e madhe se çdo parti apo person. Së bashku do ta bëjmë – e ftojmë çdo shqiptar të jetë pjesë e këtij momenti historik” i është përgjigjur Osmani ish kryeministrit dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev të cilin e ka trazuar tejmase kjo ide madhore në reagimet e tij.

Lideri i BDI së Ali Ahmeti këtë ide e shpërfaqi në 18 vjetorin e partisë e cila u kundërshtua ashpër nga ish kryeministri Zoran Zaev i cili erdhi para tre vitesh në kreun e ekzekutivit me mbështetjen e BDI-së por si humbës tek pala maqedone.

“Ky është vendi ynë, vendi për të cilin kemi luftuar. Ne kemi një pjesë të barabartë në historinë e tij, në trashëgimin e tij, në kulturën e tij, ekonominë e tij, në të ardhmen e këtij vendi. Dhe tani është kohë për një pjesë të barabartë në vendimmarrje. Në këto zgjedhje kërkojmë kryeministër shqiptar i cili do të jetë kryeministër i të gjithëve, kryeministër i barazisë, me vende të barabartë të punës, pagave të barabarta, pjesëmarrjes së barabartë në Qeveri, për shqiptarët dhe të gjithë”, ka deklaruar Ali Ahmeti, lider i BDI-së.