Imer Lladrovci emërohet Konsull gjeneral i Kosovës në Shtutgart

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Baden-Württemberg,
Të nderuar bashkatdhetarë,
Emërimi im, Udhëheqës i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka marrë miratim me Notë verbale nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.
Ky akreditim, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, aprovon vendimin e Republikës së Kosovës për këtë detyrë tejet të rëndësishme për qytetarët tanë në Baden-Württemberg dhe më gjerë.

Falënderoj Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë për akreditim, por edhe institucionet relevante në Baden-Württemberg për mikpritjen.

Falënderoj të gjithë bashkatdhetarët tanë për mikpritjen me përgëzimet më të sinqerta për festat e fundvitit në Gjermani.

Të gjithë bashkatdhetarëve, institucioneve në Baden-Württemberg dhe dashamirëve të Republikës së Kosovës, ua uroj vitin e Ri 2019, me dëshirat më të mira për një vit të suksesshëm, me shëndet dhe të begatë.

Urime dhe gëzuar vitin e Ri 2019!