Urime Ushtrinë, Kosovë!
Sot është ditë historike, më e rëndësishmja për vendin, pas
shpalljes së Pavarësisë së shtetit të Kosovës, sepse, me tri ligjet e aprovuara, FSK shndërrohet në ushtri të Kosovës.
Në këtë ditë të madhe, kujtojmë përkushtimin ndër breza, për shtet e sovranitet, për liri, barazi dhe për ushtrinë tonë!
Jemi krenar që krah aleatit tonë të përjetshëm, ShBA-së dhe vendeve mike të BE-së, nga sot, do të japim edhe ne kontribut për paqe e siguri, në këtë pjesë të Evropës.
Përjetësisht krenar, me sakrificën dhe kontributin e gjeneratave të tëra për këtë ditë.
Urime dhe gëzuar Ushtria e Kosovës!