Incidenti i armatosur në Bit Pazar, MPB jep detaje

Mbrëmë rreth orës 20 është raportuar një vjedhje në rrugën Nr. 192 në Bit Pazar nga ku është plagosur edhe një person, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21.

Sipas MPB-së një 42-vjeçar, punonjës i N.P. “Higjiena Komunale” është plagosur në këmbë nga incidentin i armatosur që ndodhi mbrëmë rreth orës 20:00 në Bit Pazar. Rasti ishte lajmëruar si grabitje në të cilën ka pasur të shtëna me armë zjarri.

“Rreth orës 20:00 në rrugën 192 është lajmëruar për grabitje gjatë ku është shtënë me armë zjarri dhe është plagosur në këmbë personi me inicialet A.SH. (42) nga Shkupi. Ai është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Është siguruar makina me të cilën është kryer grabitja. Po merren masat për zbardhjen e rastit”-thonë nga MPB.