Integrimi i Ballkanit Perëndimorë, sfidë për BE-në, Sela: Zgjerimi, ka bazë teknike dhe politike

Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropjane është sfida më e madhe në pesë vitet e ardhshme për institucionet e BE-së.

Edhe pse janë të njohura kriteret e Kopenhages si parakusht për integrim, vendimmarrja në BE disaherë kushtëzohet nga faktorë të tjerë, sqaron profesori universitar, Ylber Sela. Ai madje thotë se politika e zgjerimit evropjan sa është teknik aq është edhe politik.

“Nga aspekti praktik normalisht që qasja e BE-së sa i përket politikës së zgjerimit, prej shteti në shtet dallon. Tani ne e kemi Ballkanin Perëndimor që është në proces të integrimit në BE dhe normalisht që problematikat janë të ndryshme. Shumica e vendeve ballkanike kanë problem me fqinjët dhe mandej ne duhet ta kemi parasysh se procesi I zgjerimit sa është teknik është edhe politik, duke marrë parasysh praktikat që kanë ndodhur sidomos me vendet e Evropës Lindore”, tha Ylber Sela, profesor universitar.

Për shkak se vendimi në Këshillin e ministrave bëhet me konsensus, ndodh që ndonjë shteti i BE-së duke shfrytëzuar fuqinë e vet apo raportin me shtetin aspirant për integrim, të kushtëzojë me Veto, parim ky i garantuar me të drejtën e BE-së, thotë Sela.

“Një shtet X apo Y i BE-së që ka fuqi politike në Bruksel, mundet të vendojë kusht dhe mund ta kushtëzojë ndonjë shtet aplikant, kësi lloj rastesh kemi, tash kemi rastin e Kosovës me liberlaizimin e vizave ku disa shtete janë kundër, ose sa i përket Maqedonisë, ku Greqia tash e disa vite me rradhë në Këshill vendos Veto, edhe pse Maqedonia merr vendim pozitiv”, tha Sela.

Në vitin 2019 me BE-në do të kryesojnë Rumania dhe Finlanda, pikërisht kur për Maqedoninë do të merren vendime historike. Përfaqësuesit e të dyja vendeve janë deklaruar se politika e zgjerimit do të jetë atributi I tyre kryesor gjatë udhëheqjes rotative. Sipas kalkulimeve të zyrtarëve të jashtëm dhe atyre vendorë, përgjatë vitit 2019, Maqedonia duhet të fillojë bisedimet me BE-në dhe të jetë anëtare fuqiplote e NATO-s.(Tvm2)