INTERVISTA/Carovska: Krijojmë reformë sociale për një shtet pa fëmijë të varfër

Reforma sociale të cilën kjo qeveri e vlerëson si një më të rëndësishmet që ka realizuar thuajse po praktikohet, në opinion vëmendje i është vënë shtesës për fëmijën e tretë e që shkaqet thuajse politike, ministrja e punës e politikës sociale Mila Carovska në një intervistë për Faktor thekson se krahas asaj që kanë mendim se do të shfuqizohet do të praktikohet për qytetarët të cilët kanë të hyra deri në 12 mijë denarë. Për gjithë pakon e reformës sociale ajo shton se bëhet kryesisht për të rimëkëmbur varfërinë, po si do të përballen qendrat spciale të cilët ankohen për kuadër profesional, a ka gatishmëri për implementim!

Carovska: Reforma sociale fillon menjëherë pas publikimit të Ligjit për mbrojtje sociale dhe Ligjit për mbrojtje të fëmijëve në Gazetën zyrtare. Thuajse, në përgaditjen për realizimin e saj janë përfshirë të gjithë palët e prekura dhe me kënaqësi mund të ju them se jemi të gatshëm për atë qe vjen, qendrat sociale janë kryesisht kyce për realizimin e reformës sociale,sepse përmes tyre realizohen shërbimet, ato janë të njoftuar dhe pregaditur për pagesat e reja dhe shërbimet, në periudhën e kaluar punuam në forcimin e kapaciteteve të tyre dhe është e rëndësishme se ngritëm kualitetin e shërbimeve që ofrojmë, për fat të keq punëtorët social me vite ishin lënë nga shteti kur bëhet fjalë për seminare të ndryshme që organizohen për to, unë shumë mirë e kuptoj rolin që ka ky profesion për një shoqëri humane, ne si ministri vazhdojmë të kontribojmë tek ata që të mund të ndihmojnë sa më shumë qytetarët tanë.

Vet qendrat për punë sociale janë në disponim të qytetarëve. Bëjmë thirje të gjithë që të lajmërohen dhe informohen për reformën sociale në qendrat lokale për punë sociale, aty do të informohen mbi shërbimet e reja dhe pagesat të cilat do të aplikohen, kontakt me gjithë qendrat sociale mund të meren në faqen e ministrisë.

Theksoni se me reformën sociale do të ulet varfëria dhe ndihma sociale do të rritet për 300%, cilat janë masat që garantojnë atë?

Carovska: Reforma sociale do të thotë se praktikisht kemi një system përmes të cilit investojmë mjete financiare për kategoritë më të rënduara të vendit por jo ti mbajmë në system por me qëllim të ndihmojmë të bëhen të pavarur, të punësohen dhe të kujdesen për veten, vetëm në këtë mënyrë mund të dalim nga varfëria dhe të mundësojmë jetë më kualitative për secilin prej tyre. Me ligjin e ri për mbrojtje sociale përkrahim 30 mijë amvisëri të dalin nga varfëria, për herë të parë vendosim grant minimal të të hyrave dhe ndihmë sociale për 300%. Kryesisht vendosim pako familjare që përmban të drejtën e Garancës për të hyra minimale, shtesa për arsim dhe energji familjare, ndërsa lartësia e pagesës do të caktohet varësisht nga gjendja në të cilën është familja. Kjo do të thotë se për shembull një familje katër anëtarëshe do marin të hyra mujore ndihmë prej 10.600 denarë, më parë kjo familje kishte marrë 3 mijë denarë, megjithatë e rëndësishme është që njëkohësisht mundësojmë përkrahje për kualifikim dhe punësim për ato që marin ndihmë sociale që të mund të dalin nga varfëria. Ajo që mua më pëlqen është se kemi hapur system për mbrojtje sociale dhe për amvisëritë. Kjo do të thotë se kanë mundësi të

A besoni se kjo reformë do të ketë efekt, kur mund të shihen rezultatet e para?

Carovska: Ashtu si edhe thash jemi të gatshëm të realizojmë këtë reform që do të thotë se pagesat e para do jenë që në qershor, efektet do të ndihen menjëherë pas këtyre mjeteve që do të marina to që e kanë më të nevojshme, mundësojmë një jetë më standard por edhe qasje në shërbime për të përparojnë dhe të funksionojnë vetvetiu. Me reformën sociale mundësojmë rritjen e mjeteve ndërsa njëkohësisht edhe e ndryshojmë sistemin nga themeli. Një fillim për ndryshimet rrënjësore, më tej presim edhe uljen e varfërisë tek fëmijët. Vijon jeta më e mirë për personat me invaliditet, kjo reform është mund për gjeneratat e reja dhe ato do e ndiejnë më së shumti.

Pse është bllokuar kjo reformë sociale gjysëm viti në parlament, a kishte ndonjë kompromis me BDI për shtesën e fëmijës së tretë?

Carovska: Që të krijoni dhe realizoni një system të suksesshëm është e nevojshme ndihma edhe nga ana tjetër, pikërisht për këtë në procesin e përpunimit të reformës sociale ishin përfshirë gjithë palët por edhe partitë politike, kemi marrë parasyshnevojat dhe vërejtjet në raport ne ligjin e rid he këtu nuk bëhet fjalë për kompromis politik, bisedimet ishin për fëmijën e tretë por vetëm për kategorinë më të vështirë që marin 12 mijë denarë, atë e pranuam sepse është pjesë e reformës, më parë ato që mernin 8 mijë denarë nuk ishte reform sociale, konstatoj se me miliona euro janë paguar ndaj kategorive më të larta pa ndonjë nevojë, nga tash nuk do ketë asnjë rast ashtu.

Po me personat me pengesa, cilat janë risitë dhe përfitimet me ligjin e ri?

Carovska:  Me reformën sociale kemi përparuar të drejtat për personat me invaliditet por edhe për familjet që kujdesen për ato, për dallim nga praktika e deritanishme në të cilën vetëm janë transferuar financat duke mos marrë shërbimet e ndryshme, kemi vënë accent në zhvillimine shërbimeve për përkrahje dhe kujdes por edhe rritjen e pavarësisë në shoqëri, praktikisht në gjithë këto masa të reja lehtësohet jeta e familjeve ku jetojnë njerëz me invaliditet. E reja e ligjit është se zgjerohet për persona me invaliditet derisa shtesa për pagesë është shkurtuar për orarine punës për prindër që ruajnë fëmijë me invaliditet dhe rritet në 50% nga paga bazë, asistencë personale dhe kujdes shtëpiak ku mundësohet aktivitet i përditshëm dhe pavarësi më kualitative. Si përkrahje për familjet biologjike që kanë fëmijë me invaliditet është rritja e vlerës së të drejtës së ndihmës për 15%, vendoset pagesa për prindërit që kujdesen për fëmijët deri në 26 vjet. Të drejtë në këtë pagesë do kenë prindër të cilët janë të papunësuar dhenuk shfrytëzojnë pension, pagesë mund të shfrytëzojë gruaja deri në 62 vjet dhe burri deri në 64 vjet. Gjithashtu zhvillohet edhe shërbimi për ndihmë familjare që siguron ndihmë të shkurtë varësisht nga anëtarët e familjes për shkak të pushimit, nevojave profesionale që të kujdesen për ato janë pjesë e Ligjit të ri për mbrojtje sociale.

A vendoset edhe pension social, kush do ketë të drejtë të shfrytëzojë?

Carovska: Të drejtë do të sqaroj senuk bëhet fjalë për pensionsocial por bëhet fjalë për sigurim pensional për persona mbi 65 vjet të cilët nuk kanë burim ekzistence, kjo pagesë do jetë 6 mijë denarë dhe presim që të shfrytëzojnë 6 mijë persona, kështu mundësohet një jetë më e mirëpër ato të cilët nuk kanë pasur të drejtën për pension. Shfrytëzuesit e kësajpagese duhet të jenë shtetas tanë më së paku 15 vjet përfshirë këtu edhe personat pa asnjë ditë përvojë pune sepse bëhet fjalë për të drejtë të mbrojtjes sociale dhe është e lidhur me sistemin pensional në një shtëpi ku edhe burri edhe gruaja kanë të drejtë do e shfrytëzojë vetëm njëri.

Shkupi do pajtoheni se ka shumë problem me lypësit, a do ketë ndonjë aksion dhe cila është strategjia juaj?

Carovska: Ekipet e Ministrisë së punës dhe politikës sociale janë në rrugë, qëllimi është që të punohet mekëto fëmijë të rrugës dhe të detektohen e të fillojmë me zgjidhjen e këtij problem, gjithashtu ju duhet ndihmë që të gjejnë punë dhe të përballen me vështirësi sepse ne ju ofrojmë kualifikim, me intensifikimin e punës së ekipeve mobile nga qendra për punë sociale deri më tani janë identifikuar 167 fëmijë mes tyre edhe 18 bebe në disa vende më të frekuentuara, fëmijët më së shumti shesin gjëra të ndryshme e disa edhe kërkojnë lëmoshë. Shumicajanë pa dokumente dhe nuk janë të përfshirë në procesin arsimorë. Presim që reforma sociale të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problem. Nga njëra anë të rejat parashohin edhe ndihmë më të madhepër kategori më të prekura,shembull nëse familja pranon ndihmë për arsim fëmija duhet të shkojë në shkollë, me këtë largojmë edhe fëmijët nga rruga dhe i përfshijmë në shoqëri e japim shancë të mirë për zhvillim dhe përparim.