Intervista/Flet biznesmeni Besim Mehmeti: Punojmë fortë krahas sfidave të Pandemisë

Ai menaxhon shumë biznese në Suedi, është nga Kosova dhe atje po bën naming si një nga biznesmenët më të suksesshëm shqiptarë duke menaxhuar kështu kompani ndërtimi, markete Deafood AB dhe agjencion turistik që mban linjën Malmo-Prishtinë. Në një intervistë biznesmeni Mehmeti flet mbi sfidat që përballen në këtë kohë pandemie.

Si po ecën puna e biznesit dhe sa i kënaqur je nga kjo punë?

Me biznes mirë, njëherë për njëherë jam i kënaqur.

A ka pasur momente që i ke rënë pishman që ke nisur edhe këtë biznes?

Jo, nuk i kam rënë pishman.

Ju menaxhoni një rrjet të madh marketeve dhe bizneseve ushqimore, a mendoni të zgjeroni edhe në vendet tjera europiane?

Po jam duke u menduar të zgjeroj biznesin edhe në Gjermani.

Krahas rrjetit të marketeve, ju keni nën menaxhim edhe agjencion turistik, si ecën puna tash kur dihet që është bllokuar gjithçka në komunikacion?

Edhe me agjencion mirë po ecën puna, ka një rënie të vogël por jo shumë.

Të punësuarit që keni janë kryesisht shqiptarë apo ka edhe të nacionaliteteve tjera?

Kryesisht shqiptarë.

A është në planin tuaj që të bëhet angazhimi i shqiptarëve në diasporë më shumë nëpër punë?

Po mendoj njëherë për njëherë jo.

A mendoni të zgjeroni bizneset, krahas marketeve dhe agjencionit për udhëtim edhe ndonjë biznes tjetër?

Veç të ardhmen nuk e dimë, të shohim si do lëvizin punët nga Pandemia.