Irani kërcënon Europën: Do ju godasim…

“Nëse evropianët, apo kushdo tjetër, dëshiron të komplotojë që t’ia heq raketat Iranit, ne do të detyrohemi të bëjmë një hap strategjik”, tha zëvendëskomandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Gjenerali Hossein Salami për median shtetërore iraniane. Ai i paralajmëroi “evropianët dhe të tjerët” se duhet “të pajtohen me realitetin e ri të fuqisë raketore të Iranit. “Nuk ka pengesa apo kufizime teknike që ne ta zgjerojmë gamën e tyre”, tha Salami. Ai tha poashtu se po Garda iraniane po zhvillon teknologjinë e raketave të saj, në përputhje me “strategjinë e mbrojtjes”. Deklarata e tij vjen pak kohë pasi Irani njoftoi se ka kryer “me sukses” testimin e një rakete të re, me rreze veprimi prej më shumë se 1 mijë e 350 kilometrash. Testimi i raketës, që u bë më 2 shkurt, erdhi pikërisht në ditën kur Irani festoi përvjetorin e Revolucionit Islamik të vitit 1979. Ministri i Mbrojtjes së Iranit, Amir Hatami tha se raketa Hoveizeh ka goditur me sukses objektivat e përcaktuar. Megjithatë, testimi i kësaj rakete nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur. Njëra nga arsyet se pse Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e cila lehtësonte sanksionet ekonomike ndaj Iranit, në këmbim të frenimit të programit bërthamor, ishte se Irani nuk ka hequr dorë nga zhvillimi i raketave dhe mund të paraqesë rrezik për Izraelin. Rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e miratuar më 2015, i bën thirrje Teheranit “të heqë dorë nga zhvillimi i raketave me kapacitet bërthamor prej një periudhe prej 8 vjetësh”. Teherani thotë se raketat e tij nuk mund të bartin koka bërthamore.