Irfan Buçi, kundërshton lajmet e rreme të disa portaleve-nuk ka nepotizëm

Zëvendës drejtori i Doganave, Irfan Buçi, në publik nuk deklarohet aq shpesh, ngase, është shumë i përkushtuar në punën e tij dhe angazhimin profesional, por kësaj radhe, thyen heshtjen dhe godet lajmet e rreme në disa portale.

Z. Buçi kundërshton rreptë lajmet e rreme rreth nepotizmit, duke theksuar se “lajmet në disa portale janë të pasakta dhe paraqesin trillim- lajm të rremë pa asnjë bazë, e i cili pa dyshim ka për qëllim të dëmtojë personat e përmendur, si dhe vetë institucionin”.

Ja postimi i zëvendës drejtorit të Doganave, Z. Buçi:
Lajmet e rreme po bëhen kanosje gjithnjë e më e madhe për vendin. Si person përgjegjës në Doganë, ju siguroj që informacionet e dhëna në vazhdim nga disa portale janë të pasakta dhe paraqesin trillim- lajm të rremë pa asnjë bazë, e i cili pa dyshim ka për qëllim të dëmtojë personat e përmendur, si dhe vetë institucionin, sa i takon lajmit për nepotizëm ne doganë!