Irfan Buçi paralajmëron arritjen e madhe të Doganës, bëhet Doganë digjitale

Zëvendës drejtori i Doganës së Maqedonisë, Irfan Buçi, ka paralajmëruar modernizimin e këtij institucioni tejet të rëndësishëm shtetëror, duke u shndërruar në doganë të digjitalizuar.

Kjo e arritur teknologjike në nivel shteti, do të filloj së aplikuari me softuerin e ri, i cili ndodhet në fazën përgatitore, dhe do të filloj përdorimi dhe aplikimi i softuerit të ri nga 1 qershori 2019, kur edhe do të jetë ditë e shënuar për Doganën. Arritjet teknologjike, me të drejtë duhet së pari të aplikohen në sektorët më të ndjeshëm si Dogana, e cila është shtyllë e stabilitetit fiskal të çdo shteti, edhe të Maqedonisë së veriut.

Për këtë arritje, Dogana e Maqedonisë ka zhvilluar konsultimet finale nëpërmjet trupit koordinues dhe shoqatën e dhomave tregtare dhe profesionale për shkëmbimin e përvojave para aplikimit të digjitalizimit. Digjitalizimi do të jetë në shërbim të biznesit, shtetit dhe shkencës, ngase, filtrimi i të dhënave, analiza dhe konkludimet rreth doganës digjitale, do të jenë lehtë të qasshme, lehtë të disponueshme dhe për përdorim profesional, me saktësinë që cilëson softuerët. Z. Buçi e konfirmon se të gjithë akterët janë në koordinim të plotë që aktivitetet përgatitore të rezultojnë të suksesshme që nga dita kur do të filloj së implementuari Dogana digjitale.