Irlanda dhe Finlanda: Mbështesin integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE; Osmani: Do të lobojnë të çelim negociatat me BE

Pas arritjes së Marrveshjes së Prespës, Irlanda dhe Finlanda inkurajojnë Maqedoninë që të vazhdojë me procesin e reformave pasiqë nuk do të mungojë mbështetja e tyre në rrugën euroatlantike.
Kështu porositën ministrja për çështje evropiane e Irlandës Helen Mekenti dhe Sekretari shtetrorë i jashtëm i Finlandës Samuli Virtatanen të cilët ndodhen për vizitë në vend.
“Nëse ky vend vazhdon me përparimin që ka treguar në vitet e fundit dhe do të vazhdojë me procesin e reformave siç ka bërë deri më tani Irlanda do ta jepë mbështetjen e saj. Mendoj se përkushtimi dhe guximi që dëshmuat me Marrveshjen e Prespës por edhe me reformat që keni bërë në vitin e kaluar do të vazhdojë të zbatohet veçanërisht në gjyqësor, administratën publike dhe luftën kundër korrupcionit”, u shpreh ministrja për çështje evropiane e Irlandës Helen Mekenti.
“Kur të shohim se kriteret konkrete janë përmbushur atëherë BE patjetër duhet të jetë e drejtë dhe të jetë partner lojal i këtij vendi dhe t’i lëviz gjërat përpara. Siç thashë ne shohim një përkushtim të fuqishëm nga pala maqedonase, i gëzohemi këtij përkushtimi dhe nxisim këtë qeveri që të vazhdojë të punojë me këtë tempo në përputhje me agjendën e përbashkët dhe hap pas hapi të shkohet në drejtim të integrimit”, theksoi Sekretari shtetrorë i jashtëm i Finlandës Samuli Virtatanen.
Vizitën e tyre në në vigjilje të nënshkrimit të protokollit për antarësim në NATO, dhe disa muaj para verifikimit të datës për fillim të bisedimeve me BE-në zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani e sheh si  një shenjë e mbështetjes së fuqishme.
“Biseduam për mbështetjen  që presim nga këto dy vende por edhe pritjet tona që këto dy vende të bëjnë avokatinë  për procesin integrues të maqedonisë me vendet tjera anëtare të BE-së që të mundemi në qershorë  të marrim konfirmimin dhe fillimin e bisedimeve për anëtarsim por gjithashtu biseduam edhe për bashkpunimin bilateral midis dy vendeve”, u shpreh zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani.
Në pyetjen e gazetarëve nëse Greqia mund të bllokojë procesin e integrimit të Maqedonisë gjatë negociatave me BE-në zv/kryeministri Osmani tha se është në interes të greqisë të shpejtohet dinamika e implementimit të marrëveshjes pasiqë emri për përdorim të brendshëm është i ndërlidhur me hapjen e kapitujve teksa shprehi bindjen se pavarsisht kush vjen në pushtet në Greqi do të jetë i obliguar për të respektuar dispozitat e marrveshjes.