Ish drejtori Ibrahim Ramadani ndjek nga afër lojën mes Shkëndijës dhe Vardarit

Sot në lojën e zhvilluar në mes të klubit futbollistik të njohur tetovar Shkëndija dhe Vardarit në Tetovë, ndeshjen nga afër është duke e ndjekur edhe Ibrahim Ramadani, ish drejtori i këtij klubi dhe një nga menaxherët më të fuqishëm në botë në fushën e sportit. Ai ka ardhur special për të ndjekur ndeshjen që sapo ka filluar ndërkohë që i rrethuar nga miqtë pret një rezultat të suksesshëm për klubin të cilin e ka drejtuar një kohë.