Ish-presidenti i Perusë para gjykatës, dyshohet për korrupsion!

Prokurorët në Peru kanë deklaruar se kanë sasi të madhe provash që tregojnë pjesëmarrjen e ish-presidentit të Perusë, Olent Humal në skandalin më të madh të korrupsionit në Amerikën Latine dhe se ndaj tij do të kërkojnë 20 vjet burg.

Prokurori Herman Huarez u ka thënë gjyqtarëve se kanë mbledhur rreth 1 mijë e 500 dokumente, të cilat konfirmojnë se Humala dhe bashkëshortja e tij gjatë fushatës presidenciale kanë marrë më shumë se tre milionë dollarë nga gjiganti i ndërtimtarisë nga Brazili Odebrecht.