Ismail Syla shkruan pse Ramiz Lladrovci do të jetë edhe një mandat në krye të Drenasit

Veprimtari i shquar, shkrimtari dhe publicisti Ismail Syla, në një shkrim, ka vlerësuar shkurtazi jetën dhe veprën e kryetarit aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke u ndalur në qeverisjen katërvjeçare, duke cekur se do ta votojë me kënaqësi edhe për katër vitet e ardhshme.

Z. Syla ka cekur se Lladrovci është “kryetar i komunës së Drenasit, që dëshmoi institucionalizëm maksimal dhe kulturë të lartë shtetërore. Zbatues i ligjit dhe vetëm i ligjit.
I pakompromis me qarqet e korruptuara. Prishës i raporteve me të korruptuar madhorë, por përfitues i zemrave të mijëra qytetarëve të mirë e të ndershëm”.

“Derisa vëllai i tij, i madhi Fehmi Lladrovci, është heroi i çlirimit të Kosovës, Ramizi është hero i ndërtimit të Kosovës, brenda segmenteve që punoi dhe veproi”, ka shkruar z. Ismail Syla në rrjetin social.

Postimi i Ismail Sylës:

E bëra një foto me kryetarin Lladrovci në një prapavijë të bardhë, mu në zemër të Drenasit.
Për të dëshmuar se z. Ramiz Lladrovci është personalitet me integritet të lartë.
Për të treguar se është histori më vete e periudhave më të ndjeshme historike të Kosovës.
Prijës dhe organizator i demonstratave dhe protestave të viteve 1989 – 1990 në Drenas.
I gatshëm për të kryer çdo detyrë patriotike, pa u frikësuar kurrë nga forcat policore serbe dhe postblloqet e tyre.
I gatshëm për t’u vajtur në ndihmë Jasharëve të rrethuar në fundvitin 1991/92.
I arrestuar dhe i rrahur deri në dëmtim fizik në fillimvitet 1990.
Por i pamposhtur.
I larguar nga Kosova për të mos qenë i burgosur në kohën kur kish humbur pesha e të qenit i burgosur politik në ish Jugosllavi.
Azilant aktiv dhe kontribues i devotshëm i çështjes kombëtare.
Angazhim në forcimin e organizatës politiko-ushtarake më të rëndësishme që krijoi fryma atdhetare e Kosovës, i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Deputet i zëshëm i Kuvendit të Kosovës.
Kryetar i komunës së Drenasit, që dëshmoi institucionalizëm maksimal dhe kulturë të lartë shtetërore.
Zbatues i ligjit dhe vetëm i ligjit.
I pakompromis me qarqet e korruptuara.
Prishës i raporteve me të korruptuar madhorë, por përfitues i zemrave të mijëra qytetarëve të mirë e të ndershëm..
Shembull i vënies së disiplinës dhe shërbimit në favor të qytetarit nga administrata shtetërore.
Kryetar me integritet që “kullet” si institucionalist dhe nuk lejon këdo qoftë që komunën e Drenasit ta bëjë han pa porta.
Kryetar që gërmoi me kazmë zhavorin dhe nuk lejoi që puna të bëhet shkel e shko me paratë e taksapaguesve.
Realizues i qindra projekteve infrastrukturore në të gjitha vendbanimet e komunës sonë, në sheshe, rrugë e rrugica.
Kryetar energjik dhe i palodhshëm.
I patrembur dhe sinonim i artogancës estetike, bazuar në drejtësi veprimi për të mirën e komunitetit.
Mospërfillës i madh ndaj atyre që kanë fuqi muskujsh dhe gjoja imunitet të pakufishëm patriotiko – politik.
Kandidat edhe për një mandat për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit.
Mandat që do t’i jep mundësi të qeverisë dhe realizojë shume projekte në të mirë jetës së njerëzve tanë në çdo cep të komunës sonë.
Z. Ramiz Lladrovci do ta votoj me kënaqësi.
Derisa vëllai i tij, i madhi Fehmi Lladrovci, është heroi i çlirimit të Kosovës, Ramizi është hero i ndërtimit të Kosovës, brenda segmenteve që punoi dhe veproi.
Me Ramizin,
Me PDK,
Me Drenasin!