Ismet Sopi:”Shpirti dritë, Paddy”

U shua edhe një personalitet i njohur britanik, diplomati Paddy Ashdown, i cili gjatë pranverës së vitit 1999, qëndronte me ditë të tëra në kufirin Kosovë-Maqedoni, merrte informacione nga të dëbuarit për çfarë po ndodhte në Kosovë dhe ua përcillte autoriteteve në Londër dhe Bruksel,shkruan Sopi ne profilin e tij në fb,përcjell infoalb.

Ai ndante dhembjen me tragjeditë që përjetonin shqiptarët e Kosovës dhe shpesh shpërthente në vaj. Të gjitha këto i dëshmoi edhe me rastin e gjykimit të ish presidentit serb Milosheviç, në Hagë. Shpirti Dritë, Paddy!

Llapushnik,23 dhjetorë 2018