ISMET SYLEJMANI: Vota dhe koha për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut është sot, sikur në vitin 2001 kur ishte koha për UÇK-në dhe lufta në radhët e saj

Kufiri i madh dhe historik që ndanë të kaluarën dhe të sotmen në Maqedoninë e Veriut është UÇK dhe viti 2001, kurse kufijtë tjerë që kanë ardhur sikur termetet e vogla pas termetit të madh, janë legalizimi me ligj i flamurit kombëtar shqiptar, legalizimi i UT-së, Kryetari shqiptar i Prlamentit të Maqedonisë, shqipja gjuhë zyrtare dhe shumë, shumë suksese të tjera që janë arritur falë udhëheqjes së urtë e largëpamëse të Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti dhe partisë së Tij BDI.

Shtati i votës shqiptare duhet të shkojë në shtratin e saj, dhe ajo duhet të përfundojë për Kryeministrin e parë shqiptar!

Po vjen kohe e madhe, e artë dhe me vlerë për çdo atdhetar, sepse në Maqedoninë e Veriut, do të ketë për herë të parë Kryeministër shqiptar.

Eshte rast i rrallë, se për Kryeministër të parë shqiptar, Maqedonia e Veriut, ka pritur me dekada këtë ditë, në të cilën populli do të hedhë votën dhe përgjthmonë do të ketë fitimtarë dhe ky është populli, kombi dhe Atdheu ynë, që gjithmonë nëpër histori, ka përjetuar shumë padrejtësi.

Ali Ahmeti me BDI në njërën anë dhe Ziadin Sela, Afrim Gashi e Bilall Kasami në anën tjetër me parti e koalicione, cili nga këta në Maqedoninë e Veriut do të votohet me besim të madh e të plotë nga populli shqiptar?

Për këtë vendosë populli, por vendi që shihet nga të gjithë dhe njihet nga kushdo, për të tregues nuk duhet!

Edhe në Maqedoninë e Veriut sikur në çdo vend euroatlantik, ka vlerësime dhe pozicionime nga aktor e faktorë të mëdhenj e të vegjel, por një gjë është e saktë dhe shumë e sigurtë se në Maqedoninë e Veriut për kohë të gjatë ka pritur me ardhë në ballë të popullit shqiptar një atdhetar sikur Udhëheqësi Ali Ahmeti, i cili dashurinë dhe shërbimin për Kombin e ka kryevepër, busull dhe peshore nga e cila kurrë nuk është ndarë dhe gjithmonë ka qenë e do të jetë fitimtar, prandaj koha ka ardhur për Kryeministrin e parë shqiptar!

Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 9 Korrik 2020!