Ivan Ivanaj zgjidhet nënkryetar i komunës së Tuzit

Të nderuar qytetarë,
Sot, seanca e Kuvendit Komunal të Tuzit, kaloi në shenjën e zgjedhjes se nënkryetarit të komunës. Në këtë post u zgjodh kryetari i KK të Tuzit, të LDSH-së, z. Ivan Ivanaj.
Zëri i Ivan Ivanaj, në mbrojtje të interesave të Malësisë, ishte prezent në Kuvendin e Tuzit për afër një dekadë, koha që kur e kam njërin ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë. Rroli i tij për subjektin tonë, dhe për jetësimin e programit politik të kësaj partie kishte një domethenje të madhe. Këtë domethënie e ka edhe sot, në kuadër të Forumit shqiptar, e sidomos në kuadër të administratës së komunës së Tuzit, për të cilën LDSH u angazhua pa rezervë, edhe me sakrifica deri në vetëmohim.
Me emërimin e z. Ivanaj në postin e nënkryetarit, administrata e re vazhdon të pasurohet me kuadra cilësorë e Malësidashës.
Z. Ivanaj i urojmë sukses në misionin e tij të ri, për të mirën e këtij vendi, të lënë pas dore nga pushtetet e deritashme.

Me respekt,
Nikollë Camaj, kryetar i LDSH