Ivanaj: Diaspora ndikon në zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e forcimin e identitetit

Nënkryetari i komunës së Tuzit, ka vlerësuar lartë shoqatën e re “Jehona e Malësisë”, si dhe tërë diasporën e cila sipas tij, ka kontribuar ndër vite në zhvillimin ekonomik të Malësisë, por gjithashtu edhe në ruajtjen e forcimin e identitetit.

Z. Ivanaj ka theksuar po ashtu se “Shoqata e posakrijuar në SHBA, Jehona e Malësisë, ka brenda të gjitha ato elemente që i nevojiten një organizate me karakter atdhetar”.

Postimi i z. Ivanaj:

Diaspora jonë ka kontribuar ndër vite në zhvillimin ekonomik të Malësisë, por gjithashtu edhe në ruajtjen e forcimin e identitetit.
Të organizuar në shoqata të cilat kanë plan dhe program të hartuar mbi nevojat dhe rrethanat reale, rezultatet e veprimtarisë së tyre sigurisht se do të jenë më të mëdha.

Shoqata e posakrijuar në SHBA, Jehona e Malësisë, ka brenda të gjitha ato elemente që i nevojiten një organizate me karakter atdhetar.
Kryetarit Vilson Sinishtaj ,kryesisë dhe anëtarësisë së Shoqatës u uroj punë të mbarë dhe suksese në misionin e tyre të shenjtë, me dëshirë që gjithmonë ta potenconi bashkimin,e jo ndarjen, punën, e jo fjalët e kota, interesin e përgjithshëm, e jo atë personal.

Evenimenti i parë që organizon Shoqata Jehona e Malësisë, është më se i qëlluar dhe meriton të përkrahet fuqishëm nga komuniteti shqiptar në SHBA.

Të bashkuar jemi më të fortë!