Ivanov ka përshëndetur nënshkrimin e Protokollit aderues për anëtarësim në NATO

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov e përshëndeti nënshkrimin e Protokollit aderues për anëtarësimit të vendit në NATO.

„Për fat të keq, mbetet fakti se nënshkrimit të sotëm të Protokollit i ka paraprirë nënshkrimi i marrëveshjes për ndryshim të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, që i ka shkaktuar dëm të përhershëm interesave kombëtare të Maqedonisë”, qëndron në kumtesë.

Vendi i 30-të në NATO Aleancën për Republikën e Maqedonisë ishte i merituar, shtohet, duke marrë parasysh se moti janë plotësuar standardet në mbrojtje dhe gatishmërinë ushtarake të Armatës së Republikës së Maqedonisë, si rezultat ku kontribut të tyre kanë të gjitha qeveritë e Republikës së Maqedonisë.