Izet Mexhiti: Lajm i hidhur ndarja nga jeta e Enver Maliqit

Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti, ka shprehur ngushëllime dhe dhimbje për ndarjen nga jeta të Enver Maliqit, funksionarit të BDI-së, humanistit e afaristit të mirënjohur.

Z. Mexhiti ka shkruar për Enver Maliqin se ishte “afarist i dalluar, veprimtar dhe humanist i cili nuk kurseu veten aspak që të jep kontributin e tij në çdo fushë të jetës.”

Ja postimi i z. Mexhiti në fb:

Një lajm shumë i hidhur sot që na pikëlloi të gjithëve!
U nda nga jeta miku im, miku i të gjithë shqiptarëve, shkupjanëve dhe çdo njërit që kishte rast ta njihte. Një afarist i dalluar, veprimtar dhe humanist i cili nuk kurseu veten aspak që të jep kontributin e tij në çdo fushë të jetës.
Prehu në paqe Enver Maliqi. Ngushëllimet e mia të gjithë familjarve dhe miqve!