Izet Mexhiti me Ali Ahmeti përkujtojnë flakadanët e janarit

Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti, sot, së bashku me liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetin dhe drejtues të shoqatave atdhetare, drejtues të pushtetit lokal dhe zyrtarë të lartë të BDI-së, kanë shënuar në Shkup, “Flakën e janarit”, kushtuar heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën.

Z. Mexhiti ka theksuar se “Flakadanët e Janarit që ndizen në mbarë trojet shqiptarë janë trokitja e frymëzimit së ndërgjegjes tonë, për të vazhduar amanetin e dëshmorëve të kombit që nuk kursyen jetën për lirinë e kombit!”

Postimi i plotë i Mexhitit:

Flakadanët e Janarit që ndizen në mbarë trojet shqiptarë janë trokitja e frymëzimit së ndërgjegjes tonë, për të vazhduar amanetin e dëshmorëve të kombit që nuk kursyen jetën për lirinë e kombit!
Nën organizimin e SHVL-UÇK, shoqatës “Lëvizja” dhe “Lulet e malësisë”, bashkë me Kryetarin Ali Ahmeti, kryetarin e SHVL – UÇK Fazli Veliu -Daja, kryetarin e shoqatës “Lëvizja” Xhevat Bislimi, Kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiu, bashkëveprimtarët dhe organizatorët e manifestimit Fatmir Limani dhe Luan Veliu, si dhe familjarë të dëshmorëve, veprimtarë të kombit dhe përfaqësues të institucioneve, sot në Sheshin Skenderbeu në Shkup, përreth Mozaikut të heronjëve kombëtar , nën bustin krenar të Skenderbeut, shënuam dhe kujtuam Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën, Kadri Zekën dhe të gjithë dëshmorët e lirisë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri! LAVDI!