Ja çka tha Shaqir Palushi për Evropa e lirë

Rritet importi i brendeve ndërkombëtare nga Maqedonia dhe Shqipëria

Shaqir Palushi, pronar i kompanisë “Frutex” nga Suhareka, e cila merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike, thotë se ka filluar të rritet prodhimi pas vendosjes së taksave doganore.
“Ka ndodhur një rritje dhe kjo rritje është vërejtur gjatë muajit dhjetor (të vitit 2018). Gjatë muajit dhjetor kemi pasur një rritje për 30 për qind më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2017. Sa i përket vendosjes së taksës edhe për produktet me brende të huaja, kjo ende nuk është vërejtur, pasi që është kohë e shkurt dhe efekti mund të shihet pak më vonë”, thekson Palushi.
Ai shton se nga taksa 100 për qind për brendet e ndërkombëtare, të cilat prodhohen në Serbi nuk do të ketë mungesë të atyre produkteve, pasi që disa produkte të brendeve të huaja që janë prodhuar në Serbi, të njëjta prodhohet edhe në Tiranë edhe në Shkup.
“Këto produkte të brendeve ndërkombëtare që të zëvendësohen me produkte vendore nuk është e arritshme, pasi që në Kosovë nuk e kemi të zhvilluar këtë industri prodhuese. Por, ato do të zëvendësohen duke u importuar nga vendet tjera, përkatësisht nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe vendet e Bashkimit Evropian”, thotë Palushi