Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Hazbi Lika, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, me rastin e Krishtlindjes ortodokse, duke i uruar për shëndet dhe begati.
Ja urimi i Z. Lika në rrjetin social:
Të nderuar,
Përcjell urimet e mia për të gjithë besimtarët ortodoksë.
Respektimi i diversitetit fetar dhe kulturor gjithmonë reflekton pozitivisht në harmonizimin, riforcimin e bashkëjetesës dhe stabilitetit në vend.
Paçi shëndet dhe begati.
Gëzuar Krishtlindjet!