Jashari: Isha i nderuar të pranoj dy flamujt tanë nga Haradinaj në Kullën e Familjes Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt,Bekim Jashari, ka thënë se ishte i nderuar të pranoj dy flamujt, kombëtar dhe shtetëror, nga kryeministri Haradinaj, në Kullën e Familjes Jashari.

“Me nderimet më të lartë për komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, te shtatorja e tij në sheshin e qytetit tonë, në Komleksin Përkujtimor në Prekaz, së bashku me personalitetet më të larta shtetëore, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, kabinetin qeveritar, përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta, kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci dhe stafin e tij, si dhe qytetarë të shumtë, kemi nisur aktivitetet e shënimit të 11-të vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.

Image

“Isha i nderuar të pranoj dy flamujt tanë, kombëtar dhe shtetëror, nga kryeministri Haradinaj, në Kullën e Familjes Jashari”.

“Në këtë ditë të bekuar për popullin shqiptar, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, kemi shpreh gjithashtu respektin e thellë dhe për gjithë të dëshmorët e Zonës Operative të Drenicës, për të kujtuar gjthmonë se liria dhe pavarësia e vendit, u arritën fal gjakut të heronjve të luftës sonë çlirimtare. Lavdi e përjetshme trimave dhe heronjve të Kosovës”, shkruan Jashari në rrjetin social Facebook.